THEJMURA -ART HAPPENING

Thejmura Art Happening, të premtën 20 Dhjetor, 14.00 @ Tirana Ekspres!
Projekti “thejmura” eshte iniciativë e artistëve të rinj shqipëtar nga rajonet kudo ku jetojne shqipëtar në ballkan , duke pretenduar të përfshije dhe artistët e rinj shqiptar që jetojnë ne emigrim.
Thejmura duke njohur realitetin e hidhur shqiptar, si popull më pak I integruar , më parë mes vehte, dhe europës synon që nëpërmjet projektit të arrij të ketë në skuadrën e vet artistë nga shumë qytete shqiptare.
Bazuar në idenë, një qytet –tre artistë, thejmura hapin e parë e nis më 20 Dhjeto rtë 2013 në kryeqendrën e Shqipërisë, Tiranë, për të vazhduar më 20 Janar në Prishtinë,me rradhë deri në 20 Dhjetorin e 2014, kur përfundon rrugtimin në vendet shqiptare, dhe fillon, bashkë drejt gjashtë kryeqendrave te ballkanit, Beograd , Ljublanë , Zagrep , Sarajevë e Podgoricë, Shkup.
Rrugetimi sipas kalendarit do të jetë :
Faza e parë, rrugtimi brenda qyteteve shqiptare (2014).
– 20 Dhjetor 2013 “Tirana Ekspres” Tiranë
– 20 Janar, Prishtinë
– 20 Shkurt, Tetovë
– 20 Mars, Korqë
– 20 Prillë, Prizren
– 20 Maj, Stugë
– 20 Qershor, Preshevë
– 20 Korrikë, Ulqin
– 20 Gusht, Sarandë
– 20 Shtator, Shkodër
– 20 Tetor, Gjakovë
– 20 Nëntor, Vlorë
– 20 Dhjetor, Tiranë

Projekti fillon më 20 Dhjetor 2013 në ora 14:00 më Alternative cultural space “Tirana Ekspres” me ekspzoitën e fotografes nga Bujanoci Flutura Aliu, 15:00 shfaqjen e short’filmave nga autorët Kastriot Saqipi e Gazmend Idrizi, 20:00. Performimin e Leart Hajrullahut e Donika Nuhit. Njëkohësisht në ora 17:00 organizohet edhe prezentimi i projektit “thejmura” nga organizatorët.
Hapja e konkursit për artistët që duan të jenë pjesë e grupit për cdo qytet bëhet nga data 20 deri ne datën 10 të muajit në vijim , shëmbull, Tiranë konkursi hapetne 20 Dhjetor për zhanrin fotografi e lirë, instalacion dhe short’film. Të drejte konkurimi kanë të gjithë artistët e moshës nën 30’. Tre artistët që perzgjidhën nga organizatori për të vijuar prezencës e tyre në datën në vijim të muajit rrjedhës.Projekti vijon njësoj për gjatë gjithe vitit ku në përfundim të fazës së parë, thejmura do të nxjerre nga të gjitha qytetet përkatësë nga tre artisë të cilët duke rrugetuar së bashku qytet pas qyteti përfundojne ekspon e tyre në Tiranë më 20 Dhjetor të 2014, kur edhe përzgjidhen tre artistë të cilët vazhdojne rrugetimin nëpër ballkan, sipas kalendarit cdo 60 ditë.
Në secilën qendër të ballkanit, grupit I bashkohën nga tre artistë vendas,njësoj projekti vazhdon në 6 qytete, dhe përfundimisht ata I ribashkohen grupit më 20 Dhjetor të 2015 në Tiranë.
Projekti ka për qëllim rikthimin e Tiranës si qendër për artistët e rinj të rajonit,për shqiptaret vendas dhe artistët e rinj nga rajoni I ballkanit,ku sipas evoulimit të projektit,mund të finalizohet më fazën ë tretë, prezentimi I përbashkët I artistëve ballkanik cdo 90 ditë në kryeqendrat e Europës.
Dukë kundërshuar “Muret Ndarësë mës shqiptarësh” dhe “Urat lidhëse” mes popujsh ballkanik,projekti morri emër “thejmura” – Thej’mura e Thejm’ura .
Të bindur se integrimi I rajonit në Bashkimin Europian nuk vjen me divergjencat e së kaluares,dhe duke parë nga e ardhmja pa provuar të ngelemi peng I së shkuarës,artistët e rinj mes trevash shqiptare janë bashkuar në projekt me të vetmin qëllim, që rajonit të ballkanit vecmas atij shqiptar ti ndryshojne imazh. Realiteti që mbizotron ,politikat që na ndajnë,pretendojm ti thyejm me fotografinë e filmin që na bashkon.

DJAYJAY Donika Nuhiu photo exhibition ne rruge