Cfare pa kryesherbetorja?

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

“Çfarë pa kryeshërbëtorja” premiera e re e Teatrit Eksperimental Kujtim Spahivogli me regji të Kiço Londos drejtor i këtij teatri erdhi si një shfaqe e papjekur,ku jo të gjithë aktorët kishin mësuar teksin, ku as regjisori dhe as 2 asistentët e tij nuk ishin kujdesur për detajet por ishin përfshirë në vorbullën e “performancës” së zhveshjes si qëllim në vetvete. Komedia mbështetej tek thrilli sexual i shekullit tonë por që nuk përfaqëson realitetin Shqiptar ku një doktor psikiatër (Genci Fuga)kërkon të përfitoj sexualisht nga sekretarja e tij por rrethana ndryshon me hyrjen e gruas së tij (Rozi Kostani) dhe doktorit që vjen për inspektim(Gazment Paja) në këtë klinik psikiatrike. Sekretaren e zhveshur (Laura Nezha) e marrin për pacjente sipas variantit që detyrohet të paraqes doktori abuziv. Gruaja nga ana e saj që tradhëton sistematikisht të shoqin,detyrohet të propozoj për sekretar djaloshin i cili shantazhon gruan se do publikoj fotot e një nate më parë. Nën një situat të tillë ku gënjeshtrat vazhdonin dhe rëndonin ngjarjen krijonin dhe komedin e situatës. Sekretarja dhe djali ndërronin herë pas here rrobat si pasoj edhe personalitetet por nën këtë amulli veshje-zhveshje na paraqitet totalisht nudo aktori ku interpretonte djalin pa qënë i justifikuar veprimi skenik madje ku nxjerr komplet jashtë loje vigjilencën e regjisorit Kiço Londo i cili në skenën finale ku djali dhe sekretarja do të dalin motër e vëlla nga medalionët që mbanin qysh foshje,aktori e nxjerr medalionin nga mbathjet ndërkohë që një skenë më përpara ishte nudo pra,një kolaps artistik dhe qëllim në vetvete për diskutime të llojit “TEATRI KONTEMPORAN” apo “EMANCIPIMI I TEATRIT” është për të ardhur keq që pjesët teatrale jo vetëm që nuk kontrollohen për cilësinë e tyre artistike por paraqesin haptazi paaftësinë e regjisorit Kiço Londo për mosndjekje llogjike të veprimit skenik. 

 

 

Source: Heliona Thomaraj
0 comments