5 djelmoshat

”5 DJELMOSHAT”

Fjori Sinoruka

“5 djelmoshat” eshte shfaqja me e re e cila po shfaqet per publikun e kryeqytetit ne Teatrin Kombetar. Kjo eshte veper e autores sllovene Simona Semiovic, pjese edhe e panairit dramaturgjik “My name is Balkan”, organizuar nga artistja Ema Andrea, shtatorin e kaluar.

Shfaqja vjen me regji te Helidon Fino dhe me lojen e aktoreve te njohur: Neritan Licaj, Gentian Hazizi, Dritan Borici, Laert Vasili dhe Genti Decka. Fokusi kryesor i saj eshte bota e femijeve, menyra se si ata e perceptojne shoqerine dhe marredheniet njerezore, sjellje kjo nga optika e te rriturve.
Filozofia dhe psikologjia qe vepra permban eshte sa e veshtire aq edhe delikate, duke qene se femijet perfaqesojne familjen e familja eshte qeliza kryesore e vete kombit.

Kjo tematike eshte trajtuar edhe nga filozofi ekzistencialist frances Zhan Pol Sarter ne vepren e vet “Fjalet”, nje veper me nota autobiografike, ne te cilen Sartri sheh vetem femije. Shkruar ne moshen 59 vjecare, ky liber eshte nje retrospektive e 10 viteve te tij te para. Dhe ky liber tregon shume per filozofin e madh.

Komedia satirike “5 djelmoshat” eshte reflektive dhe e nevojshme per shoqerine sepse jep nje leksion te forte per ate qe “duhet” dhe ate qe “nuk duhet”.

Nje nga aktoret kryesor Neritan Licaj (ne rolin e Krostoforit) shprehet: “Ky eshte nje nga rolet e mi te me te veshtire sepse eshte e veshtire te kthehesh ne moshen e 11 vjecarit, ne sinqeritetin, mentalitetin dhe pafajesine e tij. Veshtiresia tjeter qendron te sjellesh figuren e nenes dhe pertej kesaj personazhi i cili vuan nga bulizmi, eshte i papranuar ne shoqeri dhe ben gjithcka per tu ndjere pjese e saj. Kristofori vret veten ne moshen 23 vjecare sepse ai do te jetoje, por nuk jeton dot.“

Aktoret jane gjithe kohes ne skene dhe u duhet te luajne disa role, shfaqja nuk ndjek vetem nje vije lineare, por eshte shume dinamike dhe e gjalle. Eshte nje pasqyre ne te cilen te gjithe e gjejne veten, duke pasur parasysh qe autorja eshte ballkanase dhe linja e mendimit te popullit ballkanas eshte pothuajse e njejte.

Homofobia, te mos qenit i pranuar ne shoqeri, marredhenia prind – femije, marredhenia ndermjet bashkeshorteve dhe shume te tjera tregohen me se miri tek.“

Source: Fjori Sinoruka
0 comments